Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leonardo shpjegon situatën e Donnarummas te PSG-ja

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo nuk e sheh aspak të komplikuar situatën e portierit të Italisë, Gianluigi Donnarumma te ekipi francez.

Donnarumma iu bashkua PSG-së gjatë verës si përforcim i madh pasi i skadoi kontrata me Milanin, por nuk është titullar. Ai deri më tani ka vetëm një paraqitje për Parisin dhe vazhdimisht ka qenë rezervist i Keylor Navasin, të cilin pe preferon trajneri Mauricio Pochettino.

“Këtu asgjë nuk ka të komplikuar. Do të ishte e komplikuar nëse nuk do t’i kishim dy portierë të mirë. Në kemi krijuar konkurrencë në çdo pozitë. I kemi dy portierë dhe po e menaxhojmë situatën, jo vetëm për ata por për të gjithë lojtarët. Trajneri është ai që merr vendimin”, ka insistuar Leonardo.