Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi Luis Suarez mungojë së paku katër javë shkaku i një lëndimi.
30-vjeçari ka pësuar një lëndim në gju gjatë humbjes në Superkupën spanjolle nga Real Madridi.
“Testet e kryera të enjten konfirmojnë se ai ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të djathtë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes në Santiago Bernabeu”, thuhet në njoftimin e Barçës.
Suarezi do të mungojë në ndeshjet kundër Real Betisit, Alavesit, Espanyolit dhe me gjasë edhe Getafes.
Artikuj të ngjashëm