Ditët e fundit ka pasur zëra për pakënaqësinë e portierit shqiptar te Lazio, Thomas Strakoshës.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, në edicionin e ri ka pasur probleme të shumta me lëndime dhe ka humbur vendin e titullarit që tashmë e mbanë Pepe Reyna. Kjo ka bërë që të flitet për një largim të mundshëm të portierit shqiptar nga Lazio në verë por te klubi italian kanë insistuar se Strakosha po vuan nga një lëndim dhe se nuk ka kurrëfarë prishje të raporteve mes tij dhe ekipit.
“Duke iu referuar disa lajmeve rreth Strakoshës, ju njoftojmë se ai ka pësuar një ndrydhje në gjurin e tij të djathtë. Jemi duke pritur ekzaminimet për të parë shkalën e lëndimit. Midis lojtarit dhe klubit ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe besimi absolut”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
25-vjeçari është pjesë e Lazios që nga viti 2016 dhe ka kontratë deri në vitin tjetër.