Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Ronaldo

Foto: Reuters

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo do t’u nënshtrohet disa testimeve pasi ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, raporton Goal.

Ish-ylli i Realit kishte pësuar një goditje në fitoren prej 1 me 0 kundër Bolognas të dielën që lamë pas, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga atëherë janë shtuar shqetësimet, me portugezin që mungoi në stërvitjen e sotme të plotë me Juventusin, derisa pritet të ekzaminohet nga ekipi mjekësor i klubit.

E ndaras nga grupi është stërvitur edhe Douglas Costa, ka konfirmuar kampioni italian.

“Të dytë, Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo kanë stërvitur veçmas nga grupi. Ronaldo do të testohet sot e nesër pasi kishte marrë një goditje në kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes kundër Bolognas”, thuhet në konfirmimin e Juventusit.