Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, ka pësuar një lëndim të rëndë, vetëm tetë muaj pas kthimit nga lëndimi.
Roma ka konfirmuar se mesfushori sulmues, i cili kishtë lënduar ligamentet kundër Juventusit në janar, do t’i nënshtrohet edhe një operacioni, transmeton KOHA.
Zaniolo lëndoi sërish ligamentet e gjurit në fitoren e Italisë ndaj Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Nicolo Zaniolo do t’i nënshtrohet një operacioni të mërkurën pasi një skanim sot ka konfirmuar se lojtari ka këputur tërësisht ligamentet e kryeqëzuara të përparmë. 21 vjeçari u lëndua derisa luante në ndeshjen e Italisë ndaj Holanës, të hënnë mbrëma”, thuhet në deklaratën e klubit të Romës.
Goal raporton se ai pritet të mungojë deri në shkurt 2021.