Mbrojtësi i krahut të djathtë i Belgjikës dhe i Dortmundit, Thomas Meunier, do të jetë jashtë fushës për një kohë. Ai është operuar, pasi pësoi thyerje të mollëzës. Meunier megjithatë shpreson që të kthehet në kohë dhe të jetë i gatshëm për Kupën e Botës, ka shkruar Dortmundi të enjten.
31-vjeçari Meunier u lëndua gjatë fitores së Dortmundit, 2:0, kundër Hannoverit në Kupën e Gjermanisë, të mërkurën. Dortmundi ka thënë se operimi ka qenë i suksesshëm, por se mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për lojë deri në mesin e nëntorit.
Belgjika do të luajë kundër Kanadasë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, më 23 nëntor. Maroku dhe Kroacia janë në të njëjtin grup.