Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit, Luke Shaw, është lënduar rëndë në takimin e sotëm mes Anglisë dhe Spanjës.
Ai është bartur me barelë jashtë fushës në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, pas një përplasjeje të frikshme me Dani Carvajalin, transmeton kp.
Shaw mbeti i shtrirë për disa minuta dhe u mjekua nga stafi mjekësor para se të bartej jashtë fushës me barelë.
Kujtojmë se Shaw kishte thyer këmbën më parë që e kishte lënë jashtë fushës për një kohë të gjatë.