Sport

Lëndohet Myrto Uzuni

Myrto Uzuni ka pësuar lëndim në muskul dhe është dashur të zëvendësohet në minutën e 38-të te skuadra e Granadas në La Ligën spanjolle.

Uzuni ishte titullar por nuk arriti ta përfundojë as pjesën e parë. Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i tij, por mund ta rrezikojë paraqitjen për Shqipërinë në duelin kundër Republikës së Çekisë në tetor.

Kundër çekëve, Shqipëria më 12 tetor, do ta zhvillojë ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm. Granada është duke pësuar disfatë në shtëpi nga Betisi me rezultatin 1:0.