Mbrojtësi i Juventusit, Benedikt Howedes, ka pësuar një tjetër lëndim muskuloz në ushtrimet e së enjtes.
Klubi ka konfirmuar se futbollisti do të mungojë në përballjen me Torinon.
“Në ushtrimet e sotme, Benedikt Howedes pati një problem me muskuj. Kohëzgjatja e lëndimit do të vendoset gjatë ditëve në vijim”, ka njoftuar Juve.
Kampioni i botës u transferua gjatë verës te “Zonja e Vjetër”, në formë huazimi nga Schalke me opsion për blerje.