Ëndrra e Enis Manxhollit për t'u paraqitur me ndonjë skuadër në garat evropiane po venitej dalëngadalë. Si i ri nuk e kishte fatin për shkak të izolimit të futbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore.
E së fundi, kur skuadra e tij Trepça '89 fitoi të drejtën e garimit në Ligën e Kampionëve, ai ishte portier i dytë dhe pa shumë gjasa të paraqitej. Portier i parë ishte Bledar Hajdini, reprezentues i Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor pak ditë para ndeshjes debutuese, fati ia ktheu shpinën Hajdinit dhe i buzëqeshi Manxhollit. Hajdini u lëndua në stërvitjet e fundit përgatitore, për çka Manxholli zuri vend mes portave.
Me këtë, 31-vjeçarit iu plotësua ëndrra e të luajturit në kupa evropiane.
Manxholli në fakt mbrojti në të dy ndeshjet e humbura ndaj Vikingurit të Ishujve Faroe, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Për vete ka realizuar ëndrrën, por thotë se i vjen shumë keq që kjo ndodhi në kurriz të Hajdinit...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.