Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një gol historik, por pa vlerë për skuadrën

Sa herë që do të flitet për debutimin e klubeve kosovare në garat evropiane, pashmangshëm do të përmendet edhe emri i Fiton Hajdarit.

Hajdari me golin që shënoi më 27 qershor në kualifikimet e para për një klub kosovar në Ligën e Kampionëve, ka hyrë në historinë e futbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore. Është goli i parë që shënohet nga një futbollist për një skuadër nga Kosova pas izolimit prej afro tre dekadave.

Trepça '89 e humbi ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për "Champions" ndaj Vikingurit 2:1, por goli i 25-vjeçarit do të mbetet pjesë e historisë. Madje, u vlerësua si një eurogol.

Sulmuesi i krahut gjendej në anën e majtë kur i shkoi topi te këmbët. Gjuajtja e tij me mjeshtri nga rreth 18 metra përfundoi në portën e Vikingurit. Gëzimi i Hajdarit dhe i futbollistëve të tjerë të 89-shit ishte i madh...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.