Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndimi i Donnarummas nuk është serioz

Ka lajme të mira në kampin e Italisë. Lëndimi i gishtit i Gianluigi Donnarummas nuk është serioz dhe portieri shtatlartë pritet të luajë kundër Hungarisë.

Futbollisti i PSG-së u lëndua në momentet e fundit të ndeshjes së Italisë kundër Gjermanisë, që përfundoi 1:1. Kjo ndeshje u luajt të shtunën.

Pati frikë se ai e ka nxjerrë nga vendi njërin gisht të dorës së majtë, por “Sport Italia” të dielën raportoi se nuk ka lëndim serioz.