Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndimi i Barellas nuk është serioz

Nicolo Barella nuk ka pësuar lëndim serioz dhe, sipas të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, italiani mund të stërvitet pjesërisht me ekipin të martën. Ish-lojtari i Cagliarit u largua duke çaluar në fund të ndeshjes që Interi e fitoi të dielën ndaj Udineses 2:1.

Barella pas ndeshjes takoi disa mbështetës të Interit dhe u tha atyre se ndihej mirë. Ai pritet të jetë gati për ndeshjen që Interi e luan ndaj Empolit të premten. Italiani ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat. Interi është në garë për titull të kampionit.

Është dy pikë prapa liderit, Milanit, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund. Interi po ashtu është edhe në finale të Kupës. Më 11 maj takohet me Juventusin.

Artikuj të ngjashëm