Në fund të ndeshjes kundër Argjentinës, një futbollist i Arabisë Saudite ka pësuar një lëndim të rëndë.
Bëhet fjalë për Yasir Al Shahranin, i cili u lëndua pas përplasjes me portierin Mohammed Alyami.
Kjo ndodhi në minutën e gjashtë të kohës shtesë dhe pas disa minutave pasi mori ndihmën e parë në fushë, Al Shahrani u nxor me barelë nga fusha. Ai u zëvendësua nga Mohammed Al-Breik.