Mario Lemina ka kompletuar transferimin e tij te Southamptoi nga kampioni italian, Juventus, transmeton Koha.net.
Transferimi i tij raportohet se i ka kushtuar klubit anglez 17 milionë euro plus 3 të tjera bonuse.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Southamptonin. Për këtë transferim ai është shprehur se është shumë i lumtur.
“Jam vërtet i lumtur që kam nënshkruar me Southamptonin. Ky ishte projekti që më tërhoqi më së shumti dhe familja ime më mbështeti. Jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë Lemina.
#SaintMario! ?#SaintsFC is delighted to announce the signing of @LeminaM_13 on a five-year contract from @juventusfc! pic.twitter.com/zlrO70kIo7
— Southampton FC (@SouthamptonFC) August 8, 2017