Thomas Lemar është përforcimi i radhës i Atletico Madridit.
Futbollisti francez u transferua nga Monaco te klubi spanjoll për 70 milionë euro.
22-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Atleticon, transmeton koha.net.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, te një klub i madh si Atletico. Shpresoj ta ndihmojë skuadrën të fitojmë trofe këtë sezon”, deklaroi Lemar.
Mesfushori u shpall kampion bote me Francën në Botëror, derisa u paraqit vetëm në ndeshjen kundër Danimarkës.