Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu fiton dhe vazhdon garën e fortë në Bundesligë

Leipzigu është kthyer te fitorja në elitën e futbollit të Gjermanisë.

Leipzigu të shtunën gjatë ditës mposhti në udhëtim Wolfsburgun me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së 21-të.

Serinë e golave e hapi Emil Forsberg në minutën e 14-të.

Për 2:0 u përkujdes Konrad Laimer në minutën e 85-të, kurse Dominik Szoboszlai e vendosi epilogun final të këtij takimi, me golin e shënuar në minutën e dytë të kohës shtesë.

Leipzigu ka grumbulluar 39 pikë në 21 ndeshje të luajtura në këtë edicion të elitës gjermane të futbollit.

Wolfsburgu mbetet me 30 pikë në vendin e shtatë.