Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu barazon në shtëpi me Sociedadin

Skuadra e Bundesligës, Leipzigu nuk e ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi kundër Real Sociedadit.

Dueli i parë i plejofit të Ligës së Evropës që u luajtu të enjten në Gjermani, përfundoi me rezultatin 2:2. Sociedadi dy herë kaloi në epërsi, por nuk arriti ta mbajë deri në fund të takimit.

Robin Le Normand (9’) e Mikel Oyarzabal (64’) nga penalltia shënuan për ekipin nga La Liga kurse golat për Leipzigun i realizuan Christopher Nkunku (31’) e Emil Forsberg (82’) nga penalltia.

Sociedadit në këtë ndeshje i mungoi Adnan Januzaj, i cili pritet të jetë i gatshëm për duelin e kthimit që zhvillohet javën tjetër në Spanjë.

Artikuj të ngjashëm