Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri thellon krizën e Newcastlet

Leicesteri është kthyer te fitorja në Premier League. Të dielën në shtëpi “Dhelprat” mposhtën Newcastlen me rezultatin 4:0.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit që realizuan një gol. Në minutën e 38-të Youri Tielemans realizoi për 1:0 nga pika e bardhë. Me të nisur pjesa e dytë Leicesteri shënoi sërish.

Ishte sulmuesi Patson Daka që realizoi në minutën e 57-të për 2:0. Mesfushori Tielemans shënoi në minutën e 81-të për 3:0. Deri në fund vendasit realizuan edhe një herë me James Maddison.

Pas kësaj fitoreje Leicesteri është në pozitën e tetë me 22 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në pozitën e 19-të (parafundit) me 10 pikë.

Artikuj të ngjashëm