Fulhami ia ka shkaktuar Newcastlet humbjen e parë të edicionit në Premier League.
Të shtunën në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit anglez, Fulhami fitoi 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaul Jimenes shënoi që në minutën e pestë, ndërsa për 2:0 shënoi Emile Smith Rowe në minutën e 22-të.
Newcastle u kthye në lojë kur Harvey Barnes shënoi për 2:1 në minutën e 46-të. Por nuk bëri më shumë.
Fare në fund, në minutën e 92-të, Reiss Nelson shënoi golin e tretë për Fulhamin.
Newcastle mbetet me 10 pikë.
Fulhami e shënoi fitoren e dytë dhe tani i ka tetë pikë.