Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri rrit presionin te Man Utd dhe te Chelsea

Ayoze Perez (29’) dhe Demarai Gray (79’) realizuan nga një gol në fitoren 2:0 të Leicester Cityt ndaj Sheffield Unitedit.

Me këtë fitore Leicesteri është përforcuar në vend të katërt në Premier League me 62 pikë, një më pak se Chelsea që renditet e treta. Man Utd ka mbetur në vend të pestë me 59 pikë, por ka një ndeshje më pak.

Në kuadër të xhiros së 36-të, Unitedi nga ora 21:15 takohet me Crystal Palace. Këto tri skuadra janë në garë për pozitat tre e katër që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Deri në fund janë edhe dy xhiro tjera.