Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri pëson thellë në shtëpi nga Newcastle

Newcastle United - feston

Newcastle Unitedi ia ka shkaktuar humbjen e nëntë këtë edicion skuadrës së Leicester Cityt në Premier League.

Të hënën, në kuadër të xhiros së 16-të, Leicesteri u mposht në shtëpi me rezultatin 3:0. Në fakt, çështja e fituesit të këtij dueli mori fund qysh në pjesën e parë, kur Newcastle shënoi tre gola.

Chris Wood (3’) shënoi golin e parë nga penalltia, ndërsa dy golat tjerë, i realizuan Miguel Almiron (7’) dhe Joelington (32’). Me këtë fitore, Newcastle përkohësisht ngrihet në pozitën e dytë në tabelë me 33 pikë.