Sport

Leicesteri mposht 0-9 Southamptonin, vendos rekord

Leicester City është bërë ekipi i vetëm në histori të Premier Ligës që shënoi fitore prej 0 me 9 si mysafir.

Derisa fitore prej nëntë me zero kishte shënuar edhe Unitedit por si vendas.

Ekipi i Brendan Rodgersit e mposhti në udhëtim Southamptonin me rezultat prej 0-9, me golat që i shënuan Chilwell, Tielemans, Maddison e nga tre gola shënuan Perez e Vardy, transmeton Koha.net.

E një fitore të tillë e kishte shënuar edhe Unitedi ndaj Ipswichit në mars të vitit 1995 në Old Trafford.

Derisa Leicesteri bëhet vetëm ekipi i dytë me dy lojtarë që shënuan “hat-trick” në një ndeshje, e këtë e bënë Perez e Vardy. Një gjë të tillë e kishin bërë dyshja e Arsenalit, Pennant dhe Pires në maj të vitit 2003 pikërisht ndaj Southamptonit.

Derisa Ayoze Perez bëhet lojtari i parë që nga viti 2012 që shënon dy “hat-tricke” ndaj të njëjtit kundërshtar në dy ndeshje radhazi. Këtë e kishte bërë Luis Suarezi i Liverpoolit në shtator të vitit 2012.