Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri merr pikë të rëndësishme

Leicester City ka marrë pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Premier League.

Leicesteri të shtunën barazoi në udhëtim te Brentfordi me rezultatin 1:1 dhe e ndali serinë e pesë humbjeve rresht.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 28-të.

Mathias Jensen në minutën e 32-të shënoi për vendësit, kurse Harvey Barnes vulosi rezultatin final të takimit, 1:1.

Brentfordi në pozitën e tetë ka 42 pikë, ndërsa Leicester City në vendin e 16-të ka 25 pikë, vetëm dy më shumë se vendi i fundit, Southamptoni.

Artikuj të ngjashëm