Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri i shkakton tjetër humbje Leedsit

Ndeshja e parë e Jesse Marschit në krye të Leedsit përfundoi me disfatë.

Harvey Barnes i Leicester Cityt e shënoi golin e vetëm në fitoren e skuadrës së tij të shtunën në kuadër të xhiros së 28-të.

Për Leicester Cityn ishte fitorja e dytë në Premier League brenda kësaj jave.

Barnes realizoi në minutën e 67-të të ndeshjes.

Leicesteri ka 33 pikë në 25 ndeshje të zhvilluara, kurse Leedsi ka 23 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.