Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri fiton me përmbysje dhe forcohet në vendin e tretë

Leicesteri e ka fituar me përmbysje ndeshjen kundër Crystal Palace me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.

Leicesteri ishte duke pësuar 1:0 duke pranuar gol në minutën e 12-të. Ishte Wilfried Zaha realizator i golit. Por, në pjesën e dytë Leicester i u kthye për t’i shënuar dy gola.

Belgu Timothy Castagne shënoi për barazim 1:1 në minutën e 50-të, ndërsa të fitores e shënoi nigeriani, Kelechi Iheanacho.

Me këtë fitore Leicesteri është forcuar në vendin e tretë me 62 pikë, ndërsa Crystal Palace zë vendin e 13-të me 38 pikë.