Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri e do Jardimin

Leonardo Jardim po shihet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Claude Puelin te Leicester City.

Mediumet angleze kanë raportuar se drejtuesit e Leicesterit tashmë kanë kontaktuar me Jardimin, i cili së fundi u shkarkuar nga Monaco.

Te Leicesteri ka gjasa që shumë shpejtë ta largojnë trajnerin Puel, pasi nuk janë të kënaqur me punën e tij.

Jardim 44-vjeçar, përveç Monacos ka drejtuar edhe Sportingun, Olympiacosin e Bragan. Jardim po kërkohet edhe në Kinë. Leicesteri pas nëntë xhirove në Angli ka tubuar 12 pikë.