Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Legjenda kthehet në “Maksimir”

Janë dy kosovarë që kanë lënë gjurmët më të mëdha në futbollin kroat prej pavarësimit e deri më sot. Njëri është Ardian Kozniku, i cili ka shënuar gola për Hajdukun e Dinamon, dhe ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Kroacisë, shkruan Sportske Novosti.

I dyti është Kujtim Shala. Edhe sot është idhull i tifozëve të Dinamos prej viteve të 80-ta, adhurues i madh i këtij ekipi, dhe që ka një paraqitje për Kroacinë, atëherë kur ishte më së vështiri, në ndeshjen historike kundër SHBA-së. Sikur të kishte Dinamo zemrën e Shalës në Elbasan, kushedi, ndoshta Skënderbeu do të gjunjëzohej, transmeton Koha Ditore.

"Nuk po mund të besoj që Dinamo të eliminohet nga Skënderbeu. Jam i dëshpëruar! Dinamo mund të eliminohet nga Porto e Ajaxi, ekipe të kësaj klase, por nga Skenderbeu. Ndoshta... Por, nuk do të flasim tash për Dinamon, shkojmë në tema më të mira".

- E kemi kontaktuar në Gjermani ku jeton edhe sot, futbollin e përcjell çdo ditë, kurse arsyeja e bisedës ishte ftesa që e ka pranuar nga Kroacia.

"Kam qenë shumë i lumtur kur më thirri Zorislav Srebriq dhe më ftoi që të jem i veçantë, mysafir nderi i Federatës së Futbollit të Kroacisë dhe presidentit Shuker në ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës. Natyrisht se do të vijë, çfarë pyetjeje! Kam qenë i inatosur dhe hidhëruar që në ndeshjen e parë në Shkodër nuk më ftoj askush, as nga Federata e Futbollit të Kosovës e as nga ajo e Kroacisë, për këtë arsye tash e kam zemrën të mbushur. (Intervistën e Shalës më gjerësisht mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm