Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Legjenda holandeze pëson sulm në tru

Legjenda holandeze Marc Overmars ka pësuar sulm në tru gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe aktualisht po trajtohet në spital, ka njoftuar klubi në të cilin është drejtor sportiv, Antwerpi i Belgjikës.

Antwerpi ka bërë të ditur të premten se 49-vjeçari është stabilizuar, por do t’i duhet pak kohë për ta marrë veten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Overmars është drejtor sportiv në klubin belg që nga marsi i vitit 2022. Ai ishte iniciatori kryesor i transferimit të Arbnor Mujës tek Antwerpi në verë nga Drita.

Overmars ishte pjesë e Ajaxit, por u shkarkua pas mesazheve që ua dërgoi kolegeve të tij.