Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

​Legjenda e NBA-së lëndohet gjatë një koncerti, dërgohet në spital

Legjenda e NBA-së, Kareem Abdul-Jabbar është dërguar në spital pasi ka marrë thyerje të legenit pasi u rrëzua në një koncert të premten, raporton BBC.

76-vjeçari, që është basketbollisti i vetëm që është shpallur gjashtë herë MVP në stinor të rregullt në NBA, do të operohet në spital në Los Angeles.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Abdul-Jabbar kishte luajtur në NBA nga viti 1969 deri më 1989, ndërsa fitoi gjashtë tituj të NBA-së. Pesë prej titujve i fitoi me LA Lakersin.

Ai mbante rekordin e pikëve gjatë satinorit të rregullt të NBA-së, me 38 mijë e 387 pikë, para se këtë rekord ta thyente LeBron james në shkurt.

Ai ende mban rekordin për minuta të luajtura gjatë karrierës, 57 mijë e 446 minuta. Dhe po ashtu për shënime nga loja gjatë stinorit të rregullt, 15 mijë e 837.