Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leganes befason Barçën

Pas barazimit në xhiron e kaluar në Camp Nou ndaj Gironas, Barcelona ka lëshuar sërish pikë.

Sonte është mposhtur në udhëtim te Leganes, 2-1, transmeton Koha.net.

Barcelona e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 12 përmes Coutinhos që shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Messi.

Në pjesën e dytë vendasit u kundërpërgjigjën për mrekulli, duke përmbysur rezultatin.

El Zhar dhe Oscar shënuan golat e fitores për Leganesin.