Lojtarëve të Aston Villas iu është lejuar të shënojnë gol, pasi Leeds United kaloi në epërsi me një gol të pazakontë të dielën në Championshipin anglez.
Jonathan Kodjia i Aston Villas ishte rrëzuar në tokë pas një goditjeje në kokë në minutën e 73-të dhe bashkëlojtarët e tij kërkonin që topi të gjuhej jashtë vijave për të lejuar trajtimin nga mjektë për Kodijan. Megjithatë, lojtarët e Leedsit vazhduan me Mateusz Klichin që shënoi gol kontrovers.
Një përplasje nisi menjëherë dhe madje Anwar el Ghazi i Villas u ndëshkua me të kuq.
Menjëherë, teksa pritej të riniste ndeshja nge mesi i fushës, trajneri i Leedsit Marcelo Bielsa u dha instruksion lojtarëve të tij që të lejojnë Villan të barazonte rezultatin.
Albert Adomah realizoi golin edhe pse një futbollist i Leedsit në fund provoi ta ndalte.
Rezultati baras shoi shpresat e Leedsit për kualifikim direkt në Premier Ligë, e këtë ia mundësoi Sheffield Unitedit.
Edhe
Leedsi harron ferplejin, s'do ta ndalë lojën në rast të lëndimeve
Goli i Leedsit:
Goli i Villas: