Ylber Ramadani është paraqitur në qendër të mesfushës së Lecces që e ndali në barazim Milanin, të shtunën.
Ndeshja e xhiros së 12-të të Serie A përfundoi 2:2. Olivier Giroud shënoi për 1:0 në të mirë të Milanit në minutën e 28-të. Tijjani Reijnders shënoi për 2:0 në minutën e 35-të. Dukej që Milani po shkonte drejt fitores së sigurt, por Lecce kishte ide të tjera për pjesën e dytë. Nicola Sansone shënoi në minutën e 66-të e më pas Lameck Banda në minutën e 70-të shënoi për 2:2.
Fare në fund, në minutën e 94-t, Lecce gjeti golin përmes Roberto Piccolit. Por pas rishikimit të VAR-it, goli i anulua për ndërhyrje të palejuar.
Një minutë më herët me të kuq u përjashtua Olivier Giroud.
Milani tani i ka 23 pikë në vendin e tretë. Lecce është e 13-ta me 14 pikë.