Skuadra e Lecces e ka nisur me fitore këtë vit, pasi në kuadër të xhiros së 16 triumfoi në shtëpi ndaj Lazio.
Në duelin e luajtur të mërkurën, Lecce fitoi me përmbysje të rezultatit.
Dueli i zhvilluar në “Stadio Via del Mare” përfundoi me shifrat 2:1 në të mirë të ekipit vendas. Lazio kaloi herët në epërsi, pasi në minutën e 14-të shënoi sulmuesi Ciro Immobile.
Megjithatë, Lecce nuk u dorëzua dhe u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë kur realizoi dy herë. Gabriel Strefezza në minutën e 57-të barazoi rezultatin, ndërsa fitoren Lecces ia siguroi sulmuesi Lorenzo Colombo që realizoi në minutën e 72-të.
Me këtë triumf, Lecce ngrihet në kuotën e 18 pikëve ndërsa Lazio mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 30 pikë të mbledhura. Te Lazio në stol ishte mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj.