“La Gazzetta Dello Sport” ka analizuar paraqitjen e Portugalisë kundër Ganës dhe ka shkruar të dielën se Rafael Leao duhet të ketë më shumë minuta për ta ndihmuar edhe Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi i Milanit shënoi golin e parë në Botëror, me prekjen e parë të topit.
Leao ka 12 paraqitje për Portugalinë.
Futbollisti më i mirë në Serie A në sezonin që shkoi, kur Milani fitoi “Scudetton” e parë në 11 vjet, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 20 paraqitje me “rossonerët”.