Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio refuzon dy oferta të Napolit për Strakoshën

Napoli raportohet se është refuzuar dy herë në tentimet për të transferuar portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.

Sipas “CalcioNapoli24”, Napoli kishte ofruar 10 milionë euro plus Nikola Maksimoviqin, para se të kthehej me ofertën e re 18 milionë euro plus Lorenzo Tonellin. Por të dy ofertat ishin refuzuar.

Lazio nuk është në presion që të shesë Strakoshan, i cili po kërkohet edhe nga Liverpooli.

Futbollisti kishte nënshkruar kontratë të re në tetorin e shkuar.