Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio – Napoli, ballafaqimi i javës në Serie A

Kryendeshja e xhiros së 27-të në elitën e futbollit të Italisë, Serie A, do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës, ndërmjet Lazios e Napolit.

Napolitanët, të eliminuar nga Liga e Evropës sivjet, do të mundohen që me çdo kusht të triumfojnë në Serie A.

Nga ana tjetër, edhe lacialët besojnë në arritjen e një vendi që dërgon në garat evropiane sezonin tjetër.

Sa u përket statistikave në këtë ballafaqim, Lazio është skuadër më e suksesshme se ajo e Amir Rrahmanit, Napoli.

Lazio ka 52 fitore në 131 ndeshje. Është mposhtur 38 herë, derisa 41 ndeshje janë ndarë baras.

Edhe Napolin e pret derbi me Lazion Futboll Napolin e pret derbi me Lazion

Por, Napoli ka fituar tetë nga 10 ballafaqimet e fundit në ligë kundër “biancocelestëve”, duke shënuar 27 gola dhe duke pranuar vetëm 10.

Napoli pozicionohet në vendin e tretë në tabelë pas 26 xhirove me 54 pikë.