Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio fiton derbin e zjarrtë ndaj Romës

Lazio e ka fituar 1:0 ndeshjen çerekfinale në derbin e zjarrtë ndaj Romës dhe ka avancuar tutje.

Natyrisht, si gjithë ndeshjet tjera kur përballen këto dy skuadra, edhe kjo nuk kaloi pa incidente.

Ka pasur përplasje mes lojtarëve në fushë, por edhe hedhje të gjësendeve nga tribunat.

Madje, mesfushori i Romës, Edoardo Bove, ishte goditur në kokë me shishe, pasi u zëvendësua dhe ishte duke shkuar drejt zhveshtores në minutën e 76-të.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi mesfushori Mattia Zaccagni nga penalltia, në minutën e 51-të-.

Pedro i Lazios në minutën e gjashtë të kohës shtesë dhe Sardar Azmoun i Romës në minutën e dhjetë shtesë, u përjashtuan nga loja me kartonë të kuq.

Në gjysmëfinale, Lazio do të luajë me fituesin mes Juventusit dhe Frosinones, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

Artikuj të ngjashëm