Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio e Roma barazojnë në derbin italian

Lazio dhe Roma kanë luajtur pa gola në Serie A të dielën, në ndeshjen e zjarrtë të xhiros së 12-të të elitës së futbollit italian.

Lazio kishte shanset më të mira pas Romës agresive në fillim të ndeshjes, ndërsa Luis Alberto e qëlloi transversalen në pjesën e parë.

Tetë kartona të verdhë u ndanë në këtë ndeshje, përfshirë edhe atë që iu dha trajnerit të Lazios, Maurizio Sarrit.

Ky ishte derbi numër 159 i kryeqytetit italian.

Pas 12 xhirove të luajtura, Roma ka 18 pikë, një më shumë se Lazio.

Elseid Hysaj u inkuadrua te vendësit nga minuta e 82-të.

Marash Kumbulla ishte i lënduar te mysafirët.

Artikuj të ngjashëm