Lazio e ka konfirmuar transferimin e yllit të Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi te Lazio është transferuar nga Fenerbahçe.
Ai te klubi nga Roma erdhi të dielën dhe iu nënshtruar testeve mjekësoreve. Është zyrtarizuar vetëm sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“SS Lazio njofton për blerjen e futbollistit Vedat Muriqi nga Fenerbahçe”, ka shkruar në faqen zyrtare të Lazios.
Muriqi me Lazion ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa raportohet se janë paguar 17.5 milionë euro për transferimin e tij. Shifra e shpërblimit mund të rritet deri në 20 milionë euro varësisht nga bonuset.