Lazio dhe Milani kanë ndarë pikët në kuadër të kryendeshjes së xhiros së 13-të në Serie A, si dhe në duelin direkt për pozitën e katërt në tabelë, duke barazuar 1 me 1.
Skuadra nga Milano kaloi e para në epërsi me golin e realizuar nga Franck Kessie 12 minuta para fundit të takimit. Kur pritej që fitorja t’iu takonte kuqezinjve, në skenë doli Joaquin Correa pak sekonda para fundit për të barazuar gjithçka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë tabelë, Lazio mbetet në pozitën e katërt. Deri tash nga 13 ndeshje ka grumbulluar 23 pikë. Milani është i pesti me një pikë më pak.