Lazio e Valon Berishës dhe Riza Durmishit ka pësuar humbje në xhiron e dytë të Grupit H në Ligën e Evropës.
Skuadra italiane u mposht si mysafire e Eintracht Frankfurtit, 4 me 1.
Da Costa dy herë dhe nga një gol i Kostiqit e Joviqit u realizuan për gjermanët, teksa Parolo realizoi golin e vetëm për romakët.
Riza Durmishi luajti vetëm 18 minutat e parë të ndeshjes, por lëndimi e detyroi të largohej, ndërsa Valon Berisha u paraqit nga minuta e 64-të, duke u kthyer nga lëndimi.
Lazio mbylli ndeshjen me dy futbollistë më pak në fushë, pas ndëshkimit me të kuq të Bastas dhe Correas.