Lazio është befasuar në shtëpi nga Genoa në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.
Skuadra romake pësoi si vendas 1 me 2.
Goran Pandev dhe Diego Laxalt realizuan golat për Genoan, ndërsa Marco Parolo shënoi të vetmin për Lazion.
Në tabelë, Lazio ka 46 pikë në pozitën e tretë, 13 më pak se Juve që është e dyta dhe 14 më pak se lideri Napoli. Genoa është e 13-a me 24 pikë.
Artikuj të ngjashëm