Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje me Interin, ndërsa kontratën e re do ta nënshkruajë pas ndeshjeve të përfaqësueseve, ka bërë të ditur të mërkurën “La Gazzetta dello Sport”. Gazeta italiane shkruan se pasi të kthehet nga detyra me Argjentinën, Lautaro pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme 6 milionë euro në sezon, plus bonuset.
24-vjeçari ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje të Kupës së Amerikës kur Argjentina triumfoi në këtë edicion.
Qendërsulmuesi që tek Interi u transferua nga Racing Club, pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.
Me Interin është paraqitur në 133 ndeshje. Ka shënuar 50 gola dhe e ka fituar titullin e Serie A.