Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro ka arritur marrëveshje për kontratën e re

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, ka arritur marrëveshje me Interin për kontratën e re, ka raportuar “Sky Sport Italia”.

Bëhet e ditur se Lautaro do të firmos kontratë të re pesëvjeçare, me pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh, që do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

Kontrata aktuale, i skadon Lautaros në vitin 2023 dhe ka pagë vjetore prej 2.8 milionë eurosh. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Racing Clubi, kurse gjatë kësaj vere ka refuzuar ofertat e Atletico Madridit dhe Tottenhamit për t’i mbetur besnik ekipit nga Serie A.