Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laurina Gashi e argjendtë, Tokesa Gashi e bronztë në Kampionatin Ballkanik U13

Ka filluar të mbahet sot Kampionati Ballkanik U13 në Selanik të Greqisë, me ç’rast xhudistet e reja kosovare kanë shënuar sukses të madh.

Federata e Xhudos bën të ditur se me medalje të argjendtë në këtë kampionat është shpërblyer Laurina Gashi, kurse medaljen e bronztë e rrëmbeu Tokesa Gashi, transmeton Koha.net.

“Laurina Gashi (-36kg) ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik U13. Ajo në ndeshjen e parë mposhti garuesen nga Bullgaria, Yoanna Gavrilova. Në ndeshjen e dytë mposhti rumunen, Margareta Carolina Szabo. Në finale humbi nga garuesja turke, Ikra Emine Candan”, thuhet në faqen zyrtare të Xhudos.

Kurse Tokesa Gashi (-32kg) ka fituar medaljen e bronztë. Në ndeshjen e parë mposhti garuesen boshnjake, Esma Mekiq.

“Në ndeshjen e dytë ajo humbi nga garuesja rumune, Luliana Miriam Nicolaescu. Për medalje të bronztë mposhti garuesen nga Rumania, Alexia Cristea”, thuhet në konfirmim.

Anesa Krasniqi (-32kg) humbi në ndeshjen e parë kundër garueses turke, Sudenaz Buyruk.

Edhe Xhudo, Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupë Evropiane Luftarake Xhudo, Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupë Evropiane

Në repasazh fitoi kundër garueses Maqedone, Stefani Pavlova, në ndeshjen tjetër humbi nga rumunia Alexia Cristea, dhe përfundoi e 7-ta.

Florian Gërguri (-38kg) fitoi ndeshjen e parë kundër garuesit Bullgar, Kristiyan Genov. Më pas humbi nga Malazezi, Muhamed Berisa, dhe pastaj humbi edhe në repasazh.

{gallery}