Hedhja për Ippon e realizuar nga xhudistja Laura Fazliu në Grand Slamin në Tbilisi është vlerësuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si njëra prej më të mirave në garën e mbajtur javën e kaluar. IJF-ja të enjten ka paraqitur aksionet më të bukura të garës në Tbilisi.
Dhe ashtu si pritej, aksioni i Laurës është përfshirë. Në gjysmëfinale të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura kishte mposhtur me hedhje mjeshtërore garuesen e Australisë, Katharia Haecker. Laura kishte siguruar fitoren për vetëm 27 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten fillon gara e ardhshme e xhudos, Grand Slami në Antalya. Laura dhe xhudistet tjera nuk do të paraqiten në Turqi. Do të garojnë Akil Gjakova e Dardan Cena.
Në Tbilisi të Gjeorgjisë, Laura kishte fituar medaljen e argjendtë, njëjtë si Nora Gjakova e Distria Krasniqi.