Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laura Fazliu e bronztë në Evropianin për kadetë

Laura Fazliu ka rrëmbyer medaljen e bronztë në Kampionatin Evropianë për kadetë që po mbahet në Lituani.

Ajo në luftë për vendin e tretë e mposhti xhudisten nga Luksemburgu, Anetta Mosr në kategorinë deri 63 kg, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook bën të ditur se kjo është medalja e parë për Kosovën për vajza në grupmoshën U18.

“Bravo Laura, e bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë. Medalja e parë për Kosovën për vajza në grupmoshën U18”, thuhet në postimin e Federatës së Xhudos.

Kurse Driton Kuka ka shruar, “Laura Fazliu e bronztë në Evropian U18. 5 fitore, një humbje kategoria 63 kg. Pas pak Shpat Zeka lufton për medalje në 90 kg,ditë e suksesit për sportin tonë”.

Image