Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Latifi nënshkruan kontratë me klubin nga liga e dytë spanjolle

Fatbardh Latifi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin AD Alcoron të ligës së dytë spanjolle, pasi ka kaluar me sukses provat në akademinë e këtij klubi.

19-vjeçari nga Prishtina do të jetë pjesë e klubit madrilen deri në qershorin e vitit 2019, me mundësi vazhdimi me të njëjtin klub apo me ndonjë klub tjetër spanjoll.

Latifi sivjet ishte pjesë e Llapit, para se të ftohej për prova në Spanjë.