Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporte blen uniformën e boksierit të ndjerë francez dhe e kthen atë

Foto: Reuters

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ka paguar rreth 5000 euro për uniformën që ishte përdorur nga boksieri i ndjerë francez Alexis Vastine gjatë Lojërave Olimpike “Londra 2012”, në një ankadë të organizuar për të mbledhur para për punëtorët e shëndetësisë.

Pasi bleu uniformën ia ktheu atë babait të boksierit të ndjerë, shkruan agjencia Reuters. Ankandi ishte ideuar nga hendbollisti i njohur francez Cyril Dumoulin, një kampion i botës dhe i Evropës në hendboll.

Duke reaguar ndaj veprimit të Laportes, Dumoulin ka postuar një mesazh në Twitter: “Kur faktet flasin më tepër sesa fjalët! Faleminderit @Laporte që fitoi këtë ankand me dëshirën për t’ia lënë uniformën babait të Vastines! Talenti yt është i madh, por zemra jote po ashtu është e madhe!!!”

Laporte është përgjigjur: “Faleminderit ty për iniciativën tënde dhe këto ankande ndihmojnë ata që kanë më së tepërmi nevojë”.

Vastine kishte fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” në kategorinë gjysmë-velter, por u eliminua në çerekfinale në Londër katër vjet më vonë.

Ai vdiq në një rrëzim helikopteri në Argjentinë në vitin 2015, ndërsa merrte pjesë në një emision televiziv francez. Nëntë persona tjerë, përfshirë edhe notarja olimpike Camille Muffat dhe lundërtarja Florence Arthaud dhe shtatë tjerë.

Dumoulin, që luan për klubin HCB Nantes, ka shitur uniforma sportive për dy vjet për të mbledhur para për kauza të mira.

“Në fillim të izolimit, unë nisa të rregulloja garazhin dhe kuptova se kam mbledhur shumë veshje. Me dy shokë, thamë pse të mos bëjmë një shitje të madhe për të ndihmuar stafin e spitalit? Hendbollistët tjerë erdhën duke dhuruar uniformat e tyre, disa gazetarë sportiv të Nantesit aktivizuan rrjetin e tyre për të shpërndarë idenë. Që nga atëherë, është rritur dukshëm”, ka thënë Dumoulin.

Më herët këtë muaj ai ka thënë se ka mbledhur rreth 4000 euro çdo dit nga iniciativa “#SPORTAIDONS”.

Artikuj të ngjashëm